Ruçi pret grupin e artistëve të njohur, diskutojnë për të drejtën e autorëve: Bëni propozime për ndryshime ligjore

42
0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim një përfaqësi të Asamblesë së Agjencisë së Agjencisë Kolektive të Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve, ALBAUTOR.

Teksa merrnin pjesë në takim, krijuesit, kompozitorë, këngëtare, poetë dhe artistë ndanë me Ruçin ankesat mbi mospagimin e të drejtave të autorit, mbështetur në ligjin nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” nga entet shtetërore, publike e private.

foto galeri

foto galeri

Në mbështetje të kërkesave të tyre, kryetari i Kuvendit u kërkoi artistëve propozime për ndryshime ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore si edhe sugjerime konkrete për mekanizmat e garantimit dhe realizimit të të drejtave të autorit, nga entet private si edhe institucionet shtetërore e publike. Artistët e pranishëm në takim falenderuan Kryetarin e Kuvendit për mbështetjen e të drejtave të tyre si autorë krijues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here