Ruçi: Shqipëria, rritje të bashkëpunimit me OKB në shumë fusha

Mos i humb

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është takuar me zyrtaren e lartë të OKB-së në Gjenevë.

Ai u prit në një takim nga Olga Algayerova, Sekretare Ekzekutive e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Pasi theksoi rolin e rëndësishëm që ka bashkëpunimi ekonomik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kreu i Kuvendit u shpreh se Shqipëria do të rrisë bashkëpunimin në sektorë si bujqësia, transporti, lehtësimet në shkëmbimet tregtare, energjia, statistikat, dhe dixhitalizimi i publikimeve.

Pjesë e takimit ishte edhe çështja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku Ruçi u shpreh se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Për zbatimin e kësaj rezolute, ai tha se qeveria shqiptare në bashkëpunim me misionin e UN në Tiranë filloi një zbatim gjithëpërfshirës në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 dhe axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit