Ruçi-Xhaferi: Shqipëria mbështetje për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Mos i humb

Kosovë, ministrja e Drejtësisë anulon provimin për noterët e rinj

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një konference për media sot ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e...

Gjermani, 12 të arrestuar gjatë operacionit kundër grupeve të së djathtës ekstreme

Policia gjermane arrestoi 12 persona nën dyshimin e përfshirjes në formimin e një organizate terroriste të krahut të djathtë, e cila raportohet se planifikonte...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare. Pas takimit...

Detaje nga takimi në Munih: Si u përplasën Kurti e Vuçiq

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ku fillimisht sot është takuar me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Ruçi dhe Xhaferi pas takimit kanë mbajtur një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku janë ndaluar në disa çështje, si në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në mbështetjen e Shqipërisë për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, në bashkëpunimin mes dy vendeve për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në çështje të tjera.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, theksoi se gjatë takimit rikonfirmuan angazhimin për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe.

“Gjatë takimit kemi ndarë të njëjtin vizion se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantike, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e sigurisë evropiane. I konfirmova Xhaferit se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv dhe shumë aktiv të aktorëve politikë shqiptarë në këtë proces brenda interesave të vendit të tyre dhe brenda interesave për të mirën dhe mirëqenien e tyre. Shpreh besimin tim që nismën për ligjin e gjuhëve dhe konkretisht të asaj shqipe ta shikojmë sa më shpejt të miratuar nga institucionet e Maqedonisë dhe pastaj implementimin de fakto”, u shpreh Ruçi.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë theksoi se është biseduar edhe për projektet infrastrukturore, sidomos zbatimin e projekteve për zgjatimin e Rrugës së Arbrit. “Kemi rënë dakord për adresimin e çështjeve të mbetura pezull në marrëveshjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, siç është adresimi i problemit të ujërave dhe ndikimi i tyre në mjedis, ai i rishikimit të ujërave kufitare dhe ai i lehtësimit të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve”, tha Ruçi.

Xhaferi theksoi në fjalën e tij se si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë do të kontribuojë që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të gjitha sferat.

“Edhe një herë të konfirmojmë nivelin e lartë të miqësisë mes dy vendeve tona, në veçanti rolin e vendimeve të institucioneve përkatëse, duke iu referuar edhe vendimit të kësaj legjislature të Shqipërisë (Kuvendit të Shqipërisë), për miratimin e ligjit për të drejtat e pakicave në Republikën e Shqipërisë, që është një nga urat lidhëse për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy parlamenteve. Shpreh kënaqësinë për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe në aspekt të bashkëpunimit rajonal, me përpjekjet tona të përbashkëta për antarësim në NATO të Maqedonisë dhe për përpjekjet të përbashkëta që bëjmë drejt rrugëtimit tonë për aderim në Unionin Evropian”, u shpreh kryeparlamentari i Maqedonisë gjatë konferencës me homologun e tij Ruçi.

Ai shtoi më tej se dëshiron të theksojë se vizita e tij të jetë në frymën e praktikës së komunikimit ndërinstitucional, në veçanti sipas tij të vendosjes së praktikës së komunikimit mes dy kryetareve të parlamenteve. “Unë si kryetar i Kuvendit (të Maqedonisë) do të përpiqem që të jap kontribut maksimal që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të thellohet edhe më shumë në të gjitha sferat. Si shtet jemi të vendosur të përqendrohemi në ndërtimin e shoqërisë qytetare, të bazuar në mundësitë e barabarta të të gjithëve, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike. Bëj ftesë për bashkëpunim më të thellë në të gjitha sferat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Xheferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë është takuar sot edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa është planifikuar që të takojë edhe zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, si dhe liderin e opozitës dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Nesër Xhaferi do të realizojë një vizitë në Bashkinë Pustec.

Vizita e kryeparlamentarit të Maqedonisë në Shqipëri realizohet disa ditë pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni në Pogradec, ku mes dy vendeve u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi./Rtv islam/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

BE bën thirrje për ndalimin e konflikteve në Idlib

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se janë të papranueshme sulmet ushtarake të ndërmarra në Idlib nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e...

Izraeli zbaton politikë të re në Afrikë përmes Emirateve të Bashkuara Arabe

Osman Kagan Yucel - Autori i shkrimit është studiues në Qendrën Kërkimore të Afrikës (AFAM) dhe zëvendës koordinator në Qendrën e Koordinimit dhe...

Norvegji, dy gjermanë të vdekur nga orteku

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë...

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës...

Izrael, 7 vjet burg për ata që cenojnë karantinën mbi koronavirusin

Izraelitët që cenojnë karantinë të koronavirusit mund të përballen deri me shtatë vjet burg, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë, (AA).