Ruhani: Politika amerikane synon dobësimin dhe rrënimin e Iranit

Mos i humb

 

 

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka theksuar se politika e SHBA-ve nëpërmjet sanskioneve ndaj vendit të tij synon të dobësojë, rrënojë dhe përçajë Iranin.

Në një fjalim para ambasadorëve dhe përfaqësuesve të misioneve në kryeqytetin Teheran, Ruhani kritikoi presidentin amerikan Donald Trump dhe politikën e përgjithshme të Washingtonit ndaj Iranit.

Duke theksuar se Shtëpia e Bardhë në asnjë periudhë nuk ka kryer në një nivel të tillë politikë kundër ligjeve ndërkombëtare, Islamit dhe Palestinës, Ruhani tha se “politika e SHBA-ve nëpërmjet sanskioneve synon të dobësojë, rrënojë dhe përçajë Iranin”.

– “Komploti i SHBA-ve është të lodhë popullin e Iranit”

Më tej Ruhani tha se populli i Iranit nuk do të gjunjëzohet ndaj provokimeve kundër tij, kundër interesave dhe sigurisë së vendit.

“Komploti i fundit i SHBA-ve është që të lodhë popullin iranian. Nëse i dorëzohemi një gënjeshtari të rremë si Trump, ata do ta plaçkisin Iranin”, shtoi presidenti iranian.

Po ashtu, ai nënvizoi se Irani dëshiron të zhvillojnë marrëdhëniet me fqinjët e tij.

“Dëshirojmë që marrëdhëniet më të mira t’i formojmë me fqinjët tanë. Brenda kushteve të reja dëshirojmë të rregullojmë marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin. Kemi dy rrugë, ose do të dorëzohemi, ose do të rezistojmë. Sot të ndërtosh dialog me SHBA-në do të thotë të dorëzohesh dhe Irani të humbasë fitimet e tij”, potencoi Ruhani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit