Rukiqi: E rëndësishme për bizneset hapja e tregjeve të reja

Mos i humb

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi,  tha se diskutimi i sotëm me zv/kryeministrin Fatmir Limaj ishte në funksion të adresimit të kërkesave të bizneseve të cilat vijnë në baza ditorë në adresë të Odës Ekonomike.

“Sot patëm një diskutim për disa nga temat që do të trajtojmë më ndërmarrësit dhe që lidhen me orientimet tona strategjike, si dhe bashkëpunimi me vendet tjera e sidomos me Shqipërinë. Në mbledhjen e të dy qeverive do të shkojmë me një iniciativë për krijimin e një Ode bilaterale me Shqipërinë,  si dhe aktualiteti që është taksa për 10 për qind e vendosur për mallrat të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.  Kemi kërkesat e bizneseve te cilat vijnë në adresë të odës në baza ditore.  Së fundi jemi marrë shumë me çështjen e arsimit dhe  krijimin e vendeve të reja të punës. Çështja e dytë lidhet me eksportin e cila është shumë me rendësi hapja e tregjeve të reja për ndërmarrjet tona”, ka deklaruar Rukiqi.

Sipas tij, taksa prej 10 përqindësh  e vendosur për mallrat të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina është e interesit shtetëror dhe duhet të gjendet një alternativë. “Një produkte i cili ka etiketën ‘Made in Kosova’,   s’ka asnjë mundësi që të eksportohet në Serbi. Tjetra janë s’i t’i heqim barrierat. Ne jemi angazhuar edhe me barrierat me Shqipërinë që është taksa rrugore. Po ashtu me Serbinë dhe Bosnjën,  janë një varg barrierash duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave. Ne nuk jemi për të dëmtuar tregun dhe bizneset, por Ne do t’mundohemi që ato qe na vijnë si kërkesa t’i trajtojmë. Është me rëndësi që Ligjet që bëhen ta kenë një filtër dhe që kalojnë përmes OEK dhe për këtë besoj që do ta kemi përkrahjen e Z. Limaj,  por edhe të akterëve tjerë që janë angazhuar për zhvillimin e vendit”, u shpreh ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit