Rumania regjistron 48 vdekje! 143 raste të reja dhe 8 viktima në Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1527 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 48 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4360, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 110 217 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,757 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 740.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 8 pacientë të vdekur dhe 143 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 683

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 417 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit