Rusi, dorëhiqet qeveria

Mos i humb

Pas betimit dhe fillimit të mandatit të ri të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, qeveria në Rusi dha dorëheqje.

Anëtarët e kabinetit federal në krye me kryeministrin Dmitry Medvedev dhe deputetët, menjëherë pas fillimit të mandatit të ri të Putinit, sipas kushtetutës ruse ofruan dorëheqjen.

Sipas kushtetutës, Putin më së voni brenda dy jave duhet që Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Duma-s t’ia prezantojë listën e kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit. Ndërsa propozimi në fjalë duhet të vlerësohet më së voni brenda një jave nga Duma.

Putin nuk dha ndonjë deklaratë në lidhje me kryeministrin e ri dhe anëtarët e kabinetit të Rusisë ndërkaq burimet e përafërta me Kremlinin e shohin si një mundësi të madhe riemërimin e Medvedev-it në detyrën e njëjtë, i cili ka treguar “besnikërinë” ndaj Putin-it.

Përkundër pretendimeve se ministri i Punëve të Jashtme Sergey Lavrov këtë vit do të largohet nga detyra e tij të cilin e ushtroi për 14 vite, në mediat ruse gjatë kohës së fundit thuhet se Lavrov do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij.

Putin pritet që në mandatin e tij të ri në krye të Ministrisë së Ekonomisë të emërojë Aleksey Kudrin, i cili më parë ushtronte detyrën e ministrit të Financave dhe që njihet me qëndrimet liberale dhe mbrojtjen e marrëdhënieve të mira me Perëndimin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit