Rusi, kërkohen shkaqet e tragjedisë së avionit me 71 persona në bord

Mos i humb

Hetuesit rusë po kërkojnë në fushat e mbuluara me borë pranë Moskës, për të gjetur të dhënat që mund të zbardhin shkakun e rrëzimit të avionit të pasagjerëve.

71 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë “Saratov Airlines” humbën jetën kur mjeti fluturues u rrëzua pak minuta pas ngritjes në fluturim nga Aeroporti “Domodedovo”.

Zyrtarë rusë thanë për mediet se po shqyrtojnë ndikimin e kushteve meteorologjike, një gabimi njerëzor apo defekte teknike, mes shkaqeve të mundshme. Terrorizmi nuk është konsideruar mes tyre.

Avioni i modelit “Antonov AN148” po udhëtonte drejt Orkust në malet urale. Ai u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës.

Mësohet se ekipet e emergjencave u detyruan që të braktisin makinat në rugë për shkak të borës dhe të shkonin në këmbë deri në zonën e rrëzimit të avionit.

Mister është fakti që avioni nuk bëri asnjë thirrje për ndihmë, apo për ndonjë problem në bord. Një prej kutive të zeza të avionit është gjetur dhe zyrtarët presin që të dhënat e saj të hedhin dritë mbi ngjarjen./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit