Një sulmues i armatosur në rajonin Ryazan të Rusisë ka qëlluar për vdekje pesë persona për shkak se ishin të zhurmshëm, bëri të ditur policia.
Incidenti i ndodhur mbrëmjen e së shtunës mendohet të jetë shkaktuar nga një mosmarrëveshje lokale.
Burri 32-vjeçar i ka kërkuar një grupi njerëzish që bisedonin nën ballkonin e tij që të ishin më të qetë. Siç thuhet, ai i ka qëlluar të gjithë pasi nuk pranuan.
Hetuesit kanë kërkuar ekzaminimin e shëndetit mendor të vrasësit të dyshuar.