Rusi, numri i rasteve me COVID-19 arrin afër 450 mijë

Mos i humb

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.726 persona, ndërsa janë konfirmuar 144 vdekje të reja.

Në Rusi, norma e rritjes ditore e numrit të rasteve për herë të parë ka rënë nën 2 për qind duke shënuar 1.8 për qind. Po ashtu me 8.057 shërime, numri i personave të shëruar gjithsej nga virusi ka arritur në 212.680.

Në kryeqytetin rus Moskë numri i rasteve që nga 3 qershori vazhdon të jetë nën 2.000. Në 24 orët e fundit në qytet me 1.855 raste të reja është rritur në 191.069 numri i rasteve ndërsa me 57 vdekje rritet në 2.806 numri i vdekjeve. Në Moskë janë shëruar 97.358 persona.

Numri i testeve tejkalon shifrën 12 milionë

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 317 mijë persona në vend janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 320 mijë teste duke e rritur në mbi 12 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua më 19 mars. Pas mbylljes së kufijve në fund të marsit, në Rusi u vendosën kufizimet e daljes në rrugë në shumë rajone ndërsa me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në normat e rritjes së pandemisë. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Me lehtësimin e masave në Moskë u kalua në fazën e dytë ku përveç qendrave tregtare u hapën bizneset e shitjes me pakicë, bizneset e pastrimit kimik, dyqanet për riparimin e këpucëve dhe veshjeve si dhe u lejua shëtitja dhe kryerja e aktiviteteve sportive në ambiente të hapura me kohë të caktuar për qytetarët.

Kufizimi i daljes në rrugë që filloi më 30 mars në Moskë u zgjat deri më 14 qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit