Rusi, numri i të shëruarve tejkalon shifrën 200.000

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore njoftuar se që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në Rusi janë shëruar gjithsej 204.623 persona.

Për të dytën ditë me radhë, numri i rasteve të reja ishte më i vogël se numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit u regjistruar 8.831 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 441.108.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes arriti në 5.384, pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 169 viktima të reja nga COVID-19.

Javën e kaluar, Rusia filloi heqjen e kufizimeve brenda vendit dhe shpalosi masat për rimëkëmbjen ekonomike.

Plani ekonomik i prezantuar të martën nga kryeministri rus Mikhail Mishustin synon të stabilizojë situatën deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, të rikthejë plotësisht ekonominë deri në tremujorin e dytë të 2021 dhe të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik afatgjatë në fazën e tretë dhe të fundit.

Qeveria ende nuk ka vendosur për rifillimin e udhëtimit dhe turizmit përmes trafikut ajror ose hekurudhor, që mbeten të pezulluara pasi kufijtë janë ende të mbyllur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit