Rusi, procedurë administrative ndaj Twitter dhe Facebook

Mos i humb

Rusia ka filluar procedurë administrative ndaj mediave sociale më të njohura në botë, Twitter dhe Facebook, për shkak se nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore.

Këtë e bëri të ditur Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimit (Roskomnadzor), duke rikujtuar se është parashtruar kërkesë me shkrim nga kompanitë që drejtojnë Facebook dhe Twitter në lidhje me mbrojtjen e bazave të të dhënave personale të përdoruesve në Rusi.

Sipas ligjit në Rusi, që është në fuqi që nga viti 2015, kompanitë e huaja në vend duhet të mbajnë të dhënat personale të shtetasve rusë në serverat brenda Rusisë.

Ligjin në fjalë nuk e kanë respektuar rrjeti social i biznesit LinkedIn dhe aplikacionit për mesazhe Telegram, të cilët më pas Rusia i kishte bllokuar për qasje.

Roskomnadzor kishte njoftuar se mund të bllokojë edhe Facebook-un në rast se nuk përmbush detyrimet ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit