Rusi, punonjës të Kremlinit të infektuar me COVID-19

Mos i humb

Rusia sot bëri të ditur se ka disa raste me koronavirus në administratën presidenciale të vendit, por anëtarët e stafit të infektuar nuk kanë rënë në kontakt me presidentin.

“Në të vërtetë, rastet e koronavirusit janë regjistruar në administratë. Kjo është e vërtetë dhe po merren të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e virusit më tej”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.036, theksuan sot autoritetet.

Në përballjen me virusin, Rusia ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj dhe anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit