Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN

Të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do tu jepet mundësia përmes një amnistie fiskale e cila do të shtrihet në një...

Ankaraja i kërkon BE-së të ndryshojë ‘listën e Gjelbër’

Turqia i kërkoi Bashkimit Europian të ndryshojë listën e vendeve që do t’u lejohet të udhëtojnë drejt BE-së, duke theksuar se përjashtimi...

Në Xhamu dhe Kashmir muslimanëve u ndalohet të mblidhen, hindusëve u lejohet adhurimi

Në deklaratën nga administrata e Xhamu dhe Kashmirit thuhet se janë ndaluar të gjitha mbledhjet dhe aktivitetet sociale dhe fetare për shkak...

Njohja reciproke duhet të jetë elementi kyç i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021, thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës...

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.338 persona, ndërsa janë konfirmuar 161 vdekje të reja.

Po ashtu me 11.079 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 142.208.

Në Rusi, rritja ditore e numrit të rasteve nga 2.5 për qind ka rënë në 2.3 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 40.8 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.

Në epiqendrën e pandemisë në kryeqytetin Moskë numri i rasteve është ulur në nivelin më të ulët që nga 23 prilli e deri më tani. Me 2.140 raste të reja është rritur në 171.443 numri i rasteve, ndërsa me 73 vdekje në 2.183 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 67.458 persona.

– Janë kryer më shumë se 9.4 milionë teste

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se në vend rreth 296 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 255 mijë teste duke e rritur në mbi 9.4 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se kryeqyteti Moskë është i gatshëm të kalojë në fazën e parë, madje në fazën e dytë në lehtësimin e masave të marra në luftën kundër pandemisë.

Sipas propozimit të Rospotrebnadzor faza e parë përfshin aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe hapjen e disa dyqaneve të vogla, ndërsa faza e dytë shëtitja familjarisht në rrugë dhe hapja e dyqaneve të mëdha, ndërsa faza e tretë hapja e parqeve, institucioneve të arsimit, hoteleve, kafeneve dhe restoranteve duke zbatuar rregullin e distancimit social.

Në një deklaratë të bërë nga zyra për shtyp e aeroportit Vnukovo të Moskës, thuhet se në aeroport ka filluar pakësimi gradual i masave të marra për shkak të COVID-19. Në aeroport do të vazhdohet të përdoret një terminal i vetëm dhe se tashmë kompanitë brenda në aeroport mund të fillojnë shitjen e biletave. Po ashtu rikujtohet se në aeroport është në zbatim detyrimi për vendosjen e maskave dhe dorezave.

– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare më 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në transportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Teksa kryeministri Mikhail Mishustin, dhe ministrat Lyubimova, Falkov dhe Yakushev iu kthyen detyrave të tyre pas shërimit, po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov doli nga spitali në të cilin ai u trajtua për COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Katalonja rikthen detyrimin për maskat! Futen në karantinë rreth 30 mijë njerëz

Pas Australisë, me zonën e Melburnit që ka shpallur rimbylljen, Spanja është vendi që, së pari në Europën Perëndimore, ka përdorur masa...

Turqia kritikon vendimin ushtarak të SHBA-së për Qipron greke

Turqia kritikoi SHBA-në të mërkurën për përfshirjen e Qipros greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak.

Medikamenti i ri rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar duke rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes...

Erdoğan me video-mesazh do të marrë pjesë në programin përkujtimor të Gjenocidit të Srebrenicës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me anë të një video-mesazhi do të marrë pjesë në programin përkujtimor me rastin e 25...

Transporti publik: Veliaj na premtoi heqje taksash, pastaj na solli zarfin

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë për media këtë të enjte, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë...