Rusi, zarf me “pluhur të bardhë” në disa ambasada

Mos i humb

Në disa ambasada të huaja në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, janë dërguar zarfe brenda të cilave ka patur pluhur të bardhë.

Në një deklaratë nga Drejtoria Policore e Moskës për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti thuhet se në disa ambasada në Moskë janë dërguar zarfe brenda të cilave kishte pluhur të bardhë.

Zyrtarët policorë kanë konfiskuar zarfet në fjalë dhe kanë filluar hetime lidhur me këtë rast. Sipas vlerësimeve të para njoftohet se nuk është gjetur substancë e dëmshme brenda zarfeve.

Nuk janë dhënë informacione lidhur me atë se në cilat ambasada janë dërguar këto zarfe ndërsa disa burime të cilat nuk dëshirojnë të zbulojnë emrat, pretendojnë se njëri nga zarfet është dërguar në Ambasadën e Holandës.

Ndërsa në Ambasadën e Turqisë në Moskë nuk është dërguar një zarf i tillë.

Gjatë ditëve të fundit në vende të shumta janë dërguar zarfe me pluhur të bardhë, përfshirë edhe bashkëshorten e djalit më të madh të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit