Rusia akuzon Izraelin për “vënien e avionit të pasagjerëve në rrezik”

Mos i humb

Moskë
Një avion i pasagjerëve është ballafaquar me rrezik si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit në Siri dhe është detyruar të ulet në bazën ajrore Hmeimim, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, (AA).

Në një deklaratë për gazetarët, zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov, tha se avionët izraelitë më 6 shkurt ndërmorën sulm ajror në Damask.

Konashenkov tha se një avion Airbus-320 me 172 pasagjerë në bord u përball me rrezik si pasojë e sulmit izraelit në afërsi të aeroportit në Damask.

“Për shkak të sulmeve të Izraelit, avioni i pasagjerëve bëri ulje të detyruar në bazën Hmeimim”, tha Konashenkov.

Ai tha se ushtria izraelite përdor avionët e pasagjerëve si mburojë për t’iu shmangur raketave siriane.

“Është bërë praktikë e zakonshme e Forcave Ajrore të Izraelit t’i përdorin avionët e pasagjerëve si mburojë kundër raketave siriane”, theksoi zëdhënësi i mbrojtjes ruse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit