Rusia dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë në fushën e aviacionit

Mos i humb

Kreu i Shërbimit teknik dhe ushtarak të Rusisë, Dmitry Shugayev tha se shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Turqinë në fushën tekniko-ushtarake.

Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin rus Moskë, Shugayev ka folur në lidhje me kontaktet e zhvilluara mes Turqisë dhe Rusisë për industrinë e mbrojtjes.

Në lidhje me dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, Shugayev tha se faza e parë do të përfundojë këtë javë. “I falendrojmë shumë partnerët tanë turq për qëndrimin që kanë treguar”, tha ai.

“Dëshirojmë të rrisim bashkëpunimin me Turqinë në fushën tekniko-ushtarake. Unë jam i sigurt qçë do të ketë shumë tema në të cilat mund të bashkëpunojmë me partnerët tanë turq kryesisht në fushën e aviacionit”, theksoi Shugayev.

Kreu i Rostec-it, kompanisë së industrisë së mbrojtjes të shtetit rus, Sergey Chemezov në një deklaratë më parë ka theksuar se “Rusia është e gatshme t’i shesë Turqisë avionin lufarak Su-35”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit