“Rusia do të vazhdojë kontaktet me Turqinë për mos rritjen e tensioneve në Idlib”

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të vazhdojë kontaktet me Turqinë për mos rritjen e mëtejshme të tensioneve në Idlib,  (AA).

Duke folur për gazetarët lidhur me negociatat e kryera në kryeqytetin Moskë mes delegacioneve turke dhe ruse për Idlibin, Peskov rikujtoi se më shumë se një vit më parë në Soçi u arritën marrëveshje mes Turqisë dhe Rusisë për çështjen e Sirisë.

“Ne ishim të kënaqur me këto marrëveshje dhe kjo ishte një kënaqësi nga të dyja palët”, tha Peskov.

Duke mbrojtur idenë e tij se komplekset ushtarake të forcave të regjimit dhe ato ruse në Siri janë sulmuar nga Idlibi, Peskov është shprehur se, “Kur militantët dhe grupet terroriste filluan të sulmojnë nëpërmjet Idlibit komplekset ushtarake të forcave të armatosura të Sirisë dhe ato ruse, ne hoqëm dorë nga të qenurit të kënaqur nga marrëveshjet e arritura në Soçi. Por ne do të vazhdojmë kontaktet me Turqinë për mos rritjen e mëtejshme të tensioneve në Idlib”.

Ndër të tjera, Peskov bëri të ditur se ende nuk është planifikuar ndonjë bisedë telefonike mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Por presidentët janë në kontakt të afërt, për këtë arsye një bisedë e tillë telefonike mund të organizohet brenda orëve”, shtoi Peskov.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e presidentit Erdoğan se “operacioni në Idlib është çështje momenti”, Peskov ka vlerësuar se, “Për momentin të mos nisemi nga skenarët më të këqij. Nëse bëhet fjalë për një operacion kundrejt grupeve terroriste në Idlib, kjo është në përputhje me marrëveshjet e Soçit, sepse është përgjegjësi e Turqisë të neutralizojë këto grupe terroriste që posedojnë armë dhe municione në sasi serioze. Por nëse flasim për një operacion kundër qeverisë legjitime të Sirisë dhe ushtrisë së Sirisë, ky është skenari më i keq që mund të ndodhë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit