Rusia i dërgoi avionë luftarak Haftarit

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha, tha se Rusia i ka dërguar të paktën 8 avionë luftarakë Haftarit.

Bashagha në deklaratën për televizionin Bloomberg, tha se Rusia nga baza ajrore Hmeymim në Siri i ka dërguar të paktën 6 “Mig-29” dhe 2 “Su-24” avionë luftarakë sovjetik liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Në lidhje me çështjen Federata Ruse nuk ka bërë ndonjë sqarim.

Sipas lajmit në fjalë, elementet ajrore të milicëve të Haftarit, pretenduan se “do të fillojnë operacionin më të madh ajror në historinë e Libisë kundër objektivave turke në vend”.

Ushtria libiane, në 24 orët e fundit me anë të dronëve pa pilot dhe njësive artilerike, neutralizuan 5 sisteme ajrore të mbrojtjes Pantsir.

Ushtria në ditët e fundit korri shumë suksese ushtarake kundër milicët e Haftarit, para disa ditësh kishte çliruar edhe Bazën Ushtarake strategjike al-Watiya në perëndim të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit