Rusia kërkon rezolutë nga OKB për transferimin e terroristëve të DEASH-it

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se transferimi i terroristëve të huaj nga Siria duhet të bëhet në përputhje me rezolutën relative të Kombeve të Bashkuara.

Në një konferencë për media pas bisedimeve në Moskë me homologun e tij nga Omani, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Lavrov tha se hapi i parë i algoritmit është transferimi i të dhënave të personave të ndaluar në vendet e shtetësisë së tyre.

“Këta individë dyshohen si terroristë, ata janë luftëtarë të huaj terroristë, kjo është termi pjesë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përmban një listë shumë të qartë të hapave që duhet të merren kundër tyre kur ata bien në duart e vendeve përkatëse që luftojnë kundër terroristëve. Këto kritere duhet të përmbushen dhe hapi i parë absolutisht thelbësor është transparenca dhe transferimi i të dhënave për këta individë”, tha Lavrov.

Dje, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në llogarinë e tij në Twitter i bëri thirrje “Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropiane për të kthyer prapa mbi 8.000 luftëtarë të ISIS-it (DEASH)”, që SHBA-të kapën në Siri dhe që të gjykohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit