Rusia: KFOR të çarmatosë ushtrinë e Kosovës

Mos i humb

Ka reaguar më në fund dhe Moska në lidhje me themelimin e pritshëm të Ushtrisë së Kosovës. Siç dhe pritej, është shprehur kategorikisht kundër. “Eshtë në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është një hap tjetër destabilizues dhe provokues pas futjes së tarifave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

“Kosova ka njoftuar se me 14 dhjetor do të miratojë një vendim për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha ministria dhe paralajmëroi se “një hap i tillë është shkelje e drejtpërdrejtë dhe te qartë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Rezoluta nënkupton vetëm vendosjen e trupave ndërkombëtare shumëkombëshe në rajon”, u than ë deklaratë.

“Veprimi i autoriteteve të Kosovës për të formuar ushtrinë e tyre (në kundërshtim me Kushtetutën e vet) mund të çojë në pasoja më të rënda, jo vetëm për popullatën serbe, por edhe për sigurinë e tërë Ballkanit”, theksohet në deklaratë.

“Ne presim që forcat ndërkombëtare në Kosovë të zbatojnë mandatin e tyre dhe të marrin masa gjithëpërfshirëse për të neutralizuar dhe çarmatosur një institucion të tillë në rast se është krijuar”, thuhet më tej nga Kremlini.

“Sponsorët e Kosovës – Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara – duhet të mbajnë një presion të fortë mbi shqiptarët e Kosovës që të anulojnë vendimet e saj provokuese dhe për të parandaluar ngritjen e tensioneve”, tha Ministria e Jashtme ruse. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit