Rusia konfirmon bombardimet në Idlib

Mos i humb

Zëdhënësi i Minitrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, konfirmoi se avionët rusë kanë bombarduar disa vende në Idlib.

Konashenkov për gazetarët dha deklarata në lidhje me bombardimet që zhvilluan avionët rusë në Idlib të Sirisë.

Ai njoftoi se avionët luftarak rusë dje kanë bombarduar punëtoritë e Frontit Nusra. “Dy avionë Su-34 bombardues multifunksional kanë gjuajtur në punëtori ku prodhohen fluturake pa pilot dhe bombat e këtyre fluturakeve të Frontit Nusra”, tha Konashenkov.

Konashenkov gjithashtu bëri të ditur se avioni i llojit Su-35 ka bombarduar depon ku gjendeshin sistemet antiajrore.

Të njëjtën ditë katër avionë luftarakë rusë janë nisur nga baza Himeymim, tha Konashenkov, duke theksuar se me këto operacione janë shënjestruar vendet ku dërgohen fluturaket pa pilot për të sulmuar qytetet Hama dhe Halep, si dhe bazën ushtarake ruse Himeymim.

Ai pohoi se bombardimet janë kryer jashtë vendbanimeve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit