Rusia me një superarmë të re, Putin: E pakapshme nga radarët

Mos i humb

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.

Nisjen e testit e mbikëqyri vetë presidenti, Vladimir Putin, i cili deklaroi se kjo arme është e pamundur të diktohet dhe se do të garantojë sipas tij, sigurinë e Rusisë në dekadat që do të vijnë.

Parametrat e armës u verifikuan me sukses gjatë nisjes së saj në bazën raketore në Dombarovskiy në malet Urale.

Sipas zyrtareve ruse, ajo arriti të godasë me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Sistemi i ri do të hyjë në shërbim të forcave armatosur ruse vitin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit