Rusia nis stërvitjen e madhe ushtarake Vostok-2018

Mos i humb

Rusia ka nisur stërvitjen më të madhe ushtarake në periudhën post-sovjetike “Vostok-2018”, njoftoi ministria e mbrojtjes e vendit.

Stërvitja do të zhvillohet në Lindjen e Largët Ruse dhe në Oqeanin Paqësor nga 11 deri më 17 shtator, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

Sipas deklaratës, 300.000 ushtarakë nga rrethet ushtarake Lindore dhe Qendrore, Forcat Detare Veriore dhe Forcat Ajrore do të marrin pjesë në stërvitje.

Disa njësi të ushtrisë kineze dhe mongole pritet të jenë pjesë e manovrave në disa faza.

Më shumë se 1.000 aeroplanë, helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot, rreth 36.000 tanke dhe mjete të tjera të blinduara janë duke marrë pjesë në stërvitje, së bashku me 80 anije.

Ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu do të kontrollojë rrjedhën e stërvitjes personalisht.

Sipas ministrisë, qëllimi kryesor i stërvitjes është të ekzaminojë aftësinë e komandantëve ushtarakë në planifikimin, riorganizimin e forcave dhe organizimin e ndërveprimeve ndërmjet armëve të ndryshme të shërbimit.

“Vostok-2018” është stërvitja më e madhe ushtarake në 37 vitet e fundit. Pjesëmarrja mund të krahasohet vetëm me stërvitjen sovjetike “Zapad-1981”, e cila u zhvillua në kufijtë perëndimorë sovjetikë dhe u shtri në rajonin e Baltikut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit