Rusia notë proteste vendeve që dëbuan diplomatët e saj

Mos i humb

Ambasadorët e vendeve që dëbuan diplomatët rusë janë thirrur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, bëhet e ditur se ambasadorët e vendeve të cilat si pasojë e rastit “Skripal” hodhën hapa armiqësore ndaj Rusisë, janë thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse.

Ambasadorëve do t’u dorëzohet notë proteste, thuhet mes tjerash në deklaratë dhe më tej shtohet se pala ruse do t’i njoftojë lidhur me hapat e hedhur për masat e reciprocitetit.

Në deklaratën e djeshme, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov tha se do të kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë ndaj vendeve të cilat kanë dëbuar diplomatët rusë.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se ambasadori amerikan në Moskë, Jon Hunstman, është informuar se pos 58 pjesëtarët e personelit të ambasadës së SHBA-së në Moskë, si “persona të padëshiruar” janë shpallur dhe 2 të punësuarit në konsullatën e SHBA-së në Shën Petersburg të cilët duhet të largohen nga Rusia deri më 5 prill.

Kujtojmë se si reagim ndaj helmimit të ish agjentit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia, Britania, SHBA-të dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s morën vendimin për dëbimin e disa diplomatëve rusë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit