Rusia ofron platformë për bisedime të drejtpërdrejta afgano-talebane

Mos i humb

Rusia është e gatshme të ofrojë një platformë për bisedimet e drejtpërdrejta midis qeverisë afgane dhe talebanëve, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij vendi.

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se Rusia është fuqimisht në favor të fillimit të negociatave të drejtpërdrejta midis qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve, në mënyrë që t’i japë fund luftës civile vëllavrasëse dhe është gati të ofrojë një platformë të përshtatshme.

“Përvoja në përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Afganistan dëshmon joefikasitetin e zgjidhjes me forcë. Ne kemi nevojë për hapa seriozë për të filluar procesin e paqes në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

Deklarata shton se arritja e paqes në Afganistan është vendimtare sepse situata në Afganistan ka një ndikim në situatën e sigurisë në rajonet fqinje.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Rusia do të ofrojë çdo mbështetje të mundshme ndaj Pakistanit për ta kthyer atë në një vend të zhvilluar.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov tha se ai pranon përpjekjet e Pakistanit në çrrënjosjen e terrorizmit duke shtuar se terroristët që u përhapën brenda Afganistanit përgjatë zonës në kufi me Pakistanin paraqesin një rrezik të madh për Islamabadin.

Ai tha se disa marrëveshje janë nënshkruar midis Pakistanit dhe Rusisë për ofrimin e helikopterëve dhe pajisjeve ushtarake.

Ai shtoi se prania e Pakistanit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit