Rusia paralajmëron për rritjen e rrezikut të luftës bërthamore

Mos i humb

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për refuzimin dyvjeçar të amerikanëve për të riafirmuar parimin themelor, postulatin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore, dhe, nisur nga kjo, nuk mund të nis kurrë”, tha Lavrov gjatë fjalimit të tij në video-konferencën e Forumit të Leximit Primakov në Moskë.

Ai argumentoi se Washingtoni po shkatërron mekanizmin ndërkombëtar të kontrollit të armëve për të pasur “duar të lira në zgjedhjen e mjeteve të presionit, përfshirë forcën, në çdo pikë të globit. Nuk ka rëndësi se për çfarë çmimi bëhet fjalë me qëllimin përfundimtar të marrjes së mbizotërimit të globit dhe fitores në atë që ata e quajnë rivaliteti i fuqive të mëdha”.

“Kjo është veçanërisht shqetësuese në sfondin e ndërrimeve doktrinore në qëndrimet e udhëheqjes politike amerikane, të cilat tani lejojnë përdorimin e kufizuar të armëve bërthamore”, tha Lavrov.

Washingtoni ndërmerr hapa praktikë për të mbështetur ndryshimet doktrinore, zhvillimin dhe rritjen e arsenalit bërthamor me prodhim të ulët, shtoi ai.

Lavrov tha se SHBA përdori “kërcënimin rus” për të bërë ndryshimet e nevojshme, duke thënë se Rusia ka një pjesë të fshehtë të doktrinës së saj ushtarake, të cilën ministri e mohoi.

Për kërkesat e Moskës për të riafirmuar pamundësinë e një lufte bërthamore, të dorëzuar me shkrim, Washingtoni është përgjigjur se akoma janë duke shqyrtuar dokumentin, por me komentin e tyre pala ruse percepton se ata duan të dobësojnë kategorizimin e kësaj aksiome, tha ai.

Në vitet e fundit, SHBA e hoqi nënshkrimin e saj nga një numër traktatesh të kontrollit të armëve, duke përfshirë Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, Qiejt e Hapur, Traktatet e Raketave Anti-Balistike, të konsideruara si shtylla të sigurisë ndërkombëtare.

Marrëveshja e fundit ekzistuese, Traktati i Reduktimit të Armëve Strategjike, do të skadojë në vitin 2021, ndërsa Lavrov parashikon që SHBA nuk do të pranojë ta vazhdojë të njëjtën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit