Rusia paralajmëron ulje të konsiderueshme të prodhimit të naftës

Mos i humb

Ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak, njoftoi se vendi do të reduktojë gradualisht prodhimin e naftës, dhe se në fazën fillestare prodhimi do të reduktohet me të paktën 50.000 fuçi në ditë.

Reduktimet ruse të prodhimit të naftës janë në përputhje me marrëveshjen e arritur javën e kaluar brenda Organizatës të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Naftës (OPEC).

“Plani i reduktimit të prodhimit të naftës tashmë është gati dhe presim zbatimin e tij nga janari i vitit të ardhshëm”, tha ministri Novak për mediat ruse.

Ai njoftoi se do të mbajë takime me udhëheqësit e kompanive ruse të naftës në ditët në vijim dhe do t’i informojë ata për kuotat që duhet respektuar brenda planit.

Pas takimit të OPEC-ut të premten, ministri rus Novak në Vjenë tha se vendi i tij në tetor realizoi prodhim prej 11.4 milionë fuçi naftë bruto, kurse planifikon reduktimin e prodhimit me të paktën dy për qind.

Anëtarët e OPEC-ut kanë arritur një marrëveshje për uljen gjysmë-vjetore të prodhimit të naftës, kurse ulje më të madhe ka paralajmëruar Arabia Saudite me gjysmë milioni fuçi në ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit