Rusia pretendon se SHBA mbështet një strategji për “ndarjen e Sirisë”

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova pretendon se “SHBA-të mbështesin një strategji për ndarjen e Sirisë”.

Në një konferencë për media në Moskë, Zakharova ka kritikuar përpjekjet e SHBA-së në lidhje me formimin e “forcës kufitare” në veri të Sirisë.

Ajo tha se është e papranueshme që Siria të kthehet në një arenë ku forcat e ndryshme do të përplaseshin me njëri-tjetrin. “SHBA-të mbështesin një strategji për ndarjen e Sirisë. Planet për një periudhë të pakufizuar të pranisë ushtarake në Siri që është vend sovran, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, tha Zakharova.

“Ne nuk jemi të sigurtë nëse Washingtoni ka pyetur kurdët sirianë, turkmenët, arabët, çerkezët dhe asirianët në rajon nëse ata e dëshirojnë këtë apo jo”, tha Zakharova duke i vlerësuar si hapa për ndarjen e vendit, përpjekjet për krijimin e një “force kufitare” në veri të Sirisë.

Duke theksuar se Turqia dhe Rusia, kanë të njëjtat pikëpamje në shumë çështje, Zakharova thotë se “Misioni ynë bashkohet në një bazë të përbashkët me partnerët tanë. Përderisa është e vështirë të bëhet edhe në marrëdhëniet dypalëshe kjo është edhe më e vështirë të bëhet në kuadër të zgjidhjes së krizës së Sirisë. Megjithatë, ne jemi duke ecur në këtë rrugë”.

Zakharova ka potencuar edhe përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë që do të mbahet në Soçi. “Rusia, Turqia dhe Irani po përgatiten në mënyrë aktive për Kongresin që do të mbahet mes datave 29-30 janar. Për Kongresin u janë dërguar ftesa 1.600 mijë personave, përfshirë edhe vëzhguesve nga Kombet e Bashkuara”, tha zëdhënësja Zakharova./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit