Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Mos i humb

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm në 405.843, thuhet në deklaratën e ekipit të urgjencës.

Vdekjet janë pak më nën mesataren e kësaj jave, por sërish vazhdojnë të jenë mbi 100 çdo ditë. Që nga dita e djeshme, nga infeksioni jetën humbën 138 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 4.693.

Numri i të shëruarve gjithashtu regjistroi nivelin më të ulët të javës, me 4.414 të liruar nga spitali gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me 8 mijë që raportoheshin çdo ditë që nga e hëna.

Të shtunën, Ministria ruse e Shëndetësisë miratoi zyrtarisht ilaçet Avifavir për trajtimin e pacientëve me koronavirus, megjithëse faza e fundit e testimit nuk ka përfunduar ende.

Sipas rezultateve të fazës së parë të provave klinike, Avifavir nuk tregoi efekte anësore të reja ose të paregjistruara më parë dhe efektiviteti i tij ndaj COVID-19 ishte më i lartë se 80 për qind.

Faza përfundimtare filloi më 21 maj, ndërsa 330 pacientë të infektuar nga koronavirusi vullnetarisht u paraqitën të marrin pjesë në testim.

Të martën, qeveria tha se përhapja e virusit kishte arritur në nivel “të qëndrueshëm” dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet brenda vendit, duke mbajtur në fuqi ndalesën e hyrjes së të huajve në vend, si dhe pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar nga koronavirusi, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit