Rusia sërish dërgon mercenarë në Libi nga Siria për të luftuar për Haftarin

Mos i humb

Sipas burimeve lokale, Rusia, e cila mbështet regjimin e Asadit në Siri, vazhdon të forcojë radhët e Haftarit në Siri me mercenarë të rinj nga Siria.

Rusia dërgoi 150 sirianë nga fshatrat Zakia dhe Kisve të Damaskut për të luftuar në Libi për 1000-1500 dollarë në muaj, të cilët janë angazhuar përmes disa personave që bashkëpunojnë me regjimin.

Para se t’u bashkangjiten radhëve të Haftarit, mercenarët janë dërguar në bazën ushtarake ruse Khmeimin në Latakia.

Rusia dhjetë ditë më parë dërgoi në Libi 600 mercenarë nga Homsi i Sirisë, kurse në fillim të majit disa qindra nga zona të ndryshme të Sirisë.

Në radhët e Haftarit në Libi aktualisht luftojnë një numër i madh luftëtarësh të huaj, përfshirë milicë të grupit Janjavid të sjellë nga Sudani dhe rebelë të armatosur nga Çadi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit