“Rusia të mbyllë zyrën e lidhur me PKK/PYD-në”

Mos i humb

Kreu i Grupit ndërparlamentar i miqësisë Turqi-Rusi, Ziya Alunyaldiz. i bëri thirrje Rusisë të mbyllë zyrën përfaqësuese Rojava të lidhur me PKK-PYD-në në Moskë.

Në një takim me delegacionin parlamentar rus në Parlamentin e Turqisë, Alunyaldiz i bëri thirrje Rusisë të ndërpresë lidhjet me organizatën terroriste.

Alunyaldiz tha se zyra përfaqësuese e Rojavës duhet të përfundojë aktivitetet e saj kulturore.

“Aktivitetet kulturore të organizatave terroriste do t’i shërbejnë vetëm terrorizmit. Ne presim nga mikja jonë Rusia të mos lejojë PKK-në të kryejë propagandën e saj dhe rekrutimin e anëtarëve”, tha ligjvënësi nga provinca qendrore e Turqisë, Konya.

Zyra përfaqësuese e Rojavës e lidhur me PKK/PYD-në u hap në Moskë më 10 shkurt të vitit 2016.

PKK/PYD është një degë siriane e rrjetit terrorist PKK, që ka bërë luftë kundër Turqisë për më shumë se 30 vite. Turqia e konsideron PKK-në, PYD-në dhe YPG-në si një dhe të njëjtë.

PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga SHBA-të, BE-ja, si dhe nga Turqia, rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015. Që atëherë, ajo ka vrarë më shumë se 1.200 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Deputet i Dumas ruse, Umakhan Umakhanov, nga ana e tij tha se marrëdhëniet Rusi-Turqi janë duke u përmirësuar nga dita në ditë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunumit në luftën kundër terrorizmit.

“Terrorizmi nuk është vetëm armik i një qyteti, një rajoni apo një shteti, por edhe i gjithë botës”, u shpreh Umakhanov./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit