Rusia vazhdon të dërgojë luftëtarë nga Siria në mbështetje të Haftarit

Mos i humb

Nga rajonet që ndodhen nën kontrollin e regjimit të Bashar-al Asadit në lindje të Sirisë, Rusia në këmbim të parave ka dërguar 300 luftëtarë në radhët e Khalifa Haftarit në Libi, përfshirë edhe pjesëtarë të DEASH-it.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, mësohet se Rusia e cila jep mbështetje për regjimin e Asadit në Siri, vazhdon të forcojë me mercenarë të rinj nga Siria edhe radhët e Haftarit në Libi.

Rusia dërgoi në Libi në këmbim të 1.000-1.500 dollarëve në muaj 300 luftëtarë, shumica sirianë nga radhët e milicëve “Shabiha” të regjimit në rajonin Deri ez-zor në kufi me Irakun si dhe nga radhët e grupeve të huaja me mbështetje iraniane Fatemiyoun, Zainebiyoun dhe Brigadat Al-Quds.

Në mesin e luftëtarëve të rinj në fjalë thuhet se ndodhen edhe persona me origjinë nga Irani dhe Afganistani.

Mercenarët para se t’i bashkohen milicëve të Haftarit, u dërguan për trajnimet e nevojshme në pikat ushtarake të Rusisë në Latakia.

Rusia dërgoi edhe ish-pjesëtarë të DEASH-it

Në mesin e mercenarëve të rinj që Rusia dërgoi në Libi janë të përfshirë të paktën edhe 8 ish-pjesëtarë të DEASH-it të cilët më parë u kthyen në Deir ez-Zor pas nënshkrimit të “dakordimit” me regjimin dhe të cilët më pas u bashkuan në radhët e Brigadave Al-Quds.

Burimet kanë bërë të ditur se ish-pjesëtarët e DEASH janë në zonën Deblan në periferinë lindore të Deir ez-Zor dhe se kanë luftuar për gati 2.5 vite në radhët e organizatës terroriste.

Deri më tani parashikohet se Rusia nga qytete të ndryshme të Sirisë ka dërguar rreth 2.000 mercenarë të huaj në radhët e Haftarit.

Në radhët e liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, ndodhen një numër i madh i luftëtarëve të huaj të tillë si mercenarë rusë, milicët “Janjaweed” të sjellë nga Sudani dhe rebelë të armatosur nga Çadi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit