Rusia voton sot për Presidentin. Putini drejt mandatit të katërt

Mos i humb

Qendrat e votimit janë hapur në Rusi, aty ku sot votohet për zgjedhjet presidenciale. Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post.

Rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve pritet që të shpallen pasditen e së dielës.

Vladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë.

Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit