Rusia zgjerimit të NATO-s në Ballkan: Kërcënon sigurinë e rajonit

Mos i humb

 

 

Valentina Matvijenko, një deputete e vjetër dhe kryetare e Dhomës së Lartë të Dumës ruse ka shprehur shqetësimin e saj për zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit.

 Sipas deputetes ruse, tentativat për të përfshirë edhe Maqedoninë në organizatën euro-atlantike, janë një eksperiment mjaft i rrezikshëm, që kërcënon sigurinë e rajonit dhe Europës.

“Maqedonia po përpiqet të realizojë këtë eksperiment të rrezikshëm. Ky hap do të çojë drejt destabilizimit të mëtejshëm të situatës në rajon dhe do të minojë sistemin e sigurisë në Europë”, ka thënë Matvijenko.

Më pas ajo foli edhe për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e cilësuar atë si shkelje të parimeve bazë të demokracisë, pasi sipas saj u shpërfill vullneti i gjysmës së popullsisë.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, duke shpërfillur vullnetin e gjysmës së popullsisë, është shkelja më e rëndë që i bëhet parimeve bazë të demokracisë”, ka thënë Matvijenko, kryetare e Dhomës së Lartë të Dumës ruse.

Qeveritë perëndimore e shohin anëtarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO si të vetmen rrugë për të garantuar paqe dhe siguri në rajonin e trazuar. Mali i Zi iu bashkua aleancës ushtarake vitin e kaluar dhe shpreson të anëtarësohet në BE në vitin 2025, në të njëjtën kohë me Serbinë.

Kroacia, një tjetër vend që dikur i përkiste Federatës Jugosllave, u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe 4 vjet më pas në BE. Bosnja shpreson të arrijë anëtarësimin në një të ardhme të afërt, por përpjekjet e saj pengohen nga Republika Serbe, që sheh Rusinë si aleatin kryesor.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit