Sa është e shtrenjtë jeta në Zvicër?

Mos i humb

Të dhënat e fundit të publikuara, tregojnë çmimet e shtrenjta që janë në Zvicër, për dallim nga vendet tjera të Bashkimit Europian.

Ushqimi, veshmbathjet, akomodimi, kujdesi shëndetësor, transporti, arsimi dhe shpenzimet tjera të rregullta, janë shumë më të shtrenjta në Zvicër, sesa në pjesën tjetër të Evropës, shkruajnë mediat vendase.

Në vitin 2016, jeta në Zvicër ishte 68 % më e shtrenjta se mesatarja e BE-së. Të vetmet shtete tjera të afërta me Zvicrën ishin Islanda (54 %), Norvegjia (49%) dhe Danimarka (41%), tre vende jashtë eurozonës.

Vendet tjera si Italia, Gjermania, Franca dhe Austria, ishin vetëm pak më shumë se mesatarja e BE-së dhe shumë më e lirë se Zvicra.

Fushat ku Zvicra ishte jashtëzakonisht më e shtrenjtë se vendet e BE-se ishin: ushqimi (1.8x me mesataren e BE), shëndetësia (2.1x), arsimi (2.3x) dhe akomodimi (1.8x). Kategoria më e shtrenjtë nën ushqim ishte mishi (2.5x) dhe nën shëndetin ishte shërbimi spitalor (2.7x).

Çmimet e ushqimeve ishin shumë më të ulëta në vendet fqinje. Italia (-35%), Gjermania (-38 %), Franca (-35 %) dhe Austria (-28%).

Çmimet në Zvicër dallojnë nga pjesa tjetër e Evropës, sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit, për shkak të rritjes së frangës zvicerane.

Në vitin 2006, Zvicra ishte 28% më e shtrenjtë se mesatarja e BE-së. Nga larg, pagat zvicerane shihen si mjaft tërheqëse, megjithatë, lehtë mund të gëlltitet nga faturat e larta dhe jeta e shtrenjtë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit