Sa kokrra portokalle duhet të hani në ditë?

Mos i humb

Portokallet padyshim janë frutat më të vlefshme për të garatuar vitalitetin e trupit të njeriut gjatë sezonit të ftohtë të dimrit. Ato kanë jo vetëm shije shumë të mirë, por edhe mundësi të pafundme në kuzhinë. Ja cilat janë të gjitha vlerat ushqyese të një portokalli.

Vlerat ushqyese

Nga pikëpamja ushqyese, portokallet janë veçanërisht të pasura me ujë (ky komponent është mbi 85%) për 100 gr, përveçse kanë një përmbajtje kalorish (34 kcal), 7.8 g karbohidrate, 1.6 g fibra, 0.7 g proteina dhe 0.2 g lipide.

Supozohet që tek frutat e plota apo si lëng, portokallet janë ende të pasura me vitaminat e grupeve A, B dhe C. Kujdes me përgatitjen e lëngut klasik: fibrat mungojnë plotësisht tek to.

Lëng më mirë?

Te lëngu i portokallit duhet më shumë kujdes sepse gjatë shtrydhjes është shumë e rrezikshme të humbasin antioksidantët dhe vitaminat, prandaj është e këshillueshme që pija të konsumohet direkt pas shtrydhjes.

…Apo të gjithë frutin?

Për sa i përket konsumimit të gjithë frutit, prania e fibrave luan një rol të rëndësishëm për zorrët: ndihmon për përthithjen e sheqernave të pranishme te portokalli, karbohidrateve dhe yndyrnave që merren gjatë ushqimeve, bashkë me këtë agrume.

Nëse keni diabet, kolesterol të lartë, konsumimi i të gjithë frutit ju sjell më shumë fibra, pasi ju lejon të mbani një normë të ulët të glicemisë.

Në të kundërt, mungesa e fibrave që karakterizojnë lëngun e portokallit, lejon të merrni menjëherë sasi të sheqerit që i duhen trupit, (pra të energjisë).

Kjo është arsyeja pse, lëngu është një pije veçanërisht e përshtatshme për atletët, gjatë ushtrimeve, pasi ata kanë nevojë për të furnizuar trupin me energji të caktuar.

Një portokall në ditë?

Në fund të fundit, sa portokalle mund të konsumohen në ditë? Ashtu si me të gjitha gjërat, nuk duhet ta teproni! Duke pasur parasysh se, një portokall mesatarisht ka një peshë prej 200 gr, ju duhet të merrni maksimumi tre portokalle në ditë, të shpërndara midis vakteve të ngrënies:

Kjo sasi diktohet nga fakti se, pavarësisht se janë shumë të pasura me ujë dhe lëndë ushqyesve, apo sheqerna, në qoftë se merret me tepri, mund të shkaktojë një akumulimin të lipideve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit