Sa para duhet të kesh për t’u quajtur i pasur në SHBA?

Mos i humb

Nëse keni një milion dollarë dhe jetoni në Shtetet e Bashkuara, atëherë nuk mund të konsideroheni i pasur – shkruan Bloomberg Business List. Sipas një ankete pasurie, një person i pasur në këtë vend konsiderohet të ketë një minimum prej 2.3 milion dollarë.

Kjo shumë është disi më e ulët se sondazhi i mëparshëm, sipas të cilit ishte 2.4 milion dollarë.

Një studim i një mijë amerikanëve midis moshave 21 dhe 75 vjeç tregoi se shumica e tyre ishin të dhënë për pasuri të paluajtshme – ata do të shpenzonin paratë e tyre për blerjen e një pasuri të tillë, e kjo vlen veçanërisht për njerëzit e moshës 22-37 vjeç.

Më shumë se tre të katërtat e të anketuarve thanë se e kuptonin pasurinë si një mënyrë jetese e jo sa para kishin – thotë Bloomberg. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit