Sado e ashpër të duket gjuha e përdorur po aq e ashpër është edhe gjendja aktuale në Kosovë.

Mos i humb

Sado e ashpër të duket gjuha e përdorur po aq e ashpër është edhe gjendja aktuale në Kosovë.

Vëllavrasja
Gjendja politike në Kosovë është me më shumë problematika madje konsiderueshëm serioze. Secila më e rëndë se tjetra. Si pandemia,gjendja politike, pastaj do rëndohet gjendja ekonomike akoma e pa parashikuar. Papunësia si dhe raportet politike me faktorin ndërkombëtarë nuk mund të lihen në harresë asesi.

Të gjitha, duhen të mirren me radhë sipas emergjencave ose sipas radhës. Kjo kërkon qetësi me mendje të hapur me urtësi e asesi me eufori, panik e mos të zihet me gojë fare tifozllëku partiak në këto kushte.

Sot nga disa të papjekur të cilët e hedhin fjalën si lopa b… lëshojnë “mendime” që në asnjë rast nuk janë të qëlluara dhe janë të dëmshme, këto janë si shkak që nuk janë të mirë menduara natyrisht. Pra qoftë si ide qoftë si përmbajtje, pa kohë e pa vend.

Nuk do mend që nuk pranohet vrasja ‘vëllau për vëllanë’. Nëse nuk jemi vëllezër jemi armiq me njëri tjetrin. Në kushte tjera nëse është kështu në emër të kujt jemi armiq? Në emër të mendimeve ndryshe ç’është ky nivel?

I lus të gjithë ata që kanë një ide të tillë të largohen nga kjo ideologji dhe t’i tërheqin mendimet të tilla. E ata që janë afër tyre, t’i këshillojnë për largpamësi, larg ideve të tilla sepse këto ide nuk janë të panjohura për shqiptarët në hitorinë e afërt.
Partitë politike kanë përgjegjësinë politike, dhe jo vetëm, duhet t’i shuajn zërat e tillë, dasha-keqës për një shoqëri me vlera familjare dhe me pretendime demokratike.

Simpatia politike duhet të jetë mbi bazën e programit dhe me arsyje të shëndoshë. Arsyeja e shëndoshë I ka kufijtë e vet. Është njerëzore e jo kundër njeriut e aq më pak kundër ‘vëllezërëve’.

Përndryshe kjo është thirrje për revolucion, e revolucioni dihet ku e ka burimin. – Sylejman Çerkezi, LD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit