“… sado që ti je në mesin e tyre!” Nga: Muhamed Sytari

Mos i humb

Interesante shumë asht lidhja që muslimanët kanë me fenë, me vlerat e saj, me ajetet e Kur’anit dhe porositë e të Dërguarit, përtej keqleximit dhe keqinterpretimit që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet atyre.

Edhe në momentet ma të dobëta të historisë së tyre, si këto që ymmeti islam kalon sot, janë sërish aty, pranë Resulull-llahut (a.s.), për të kërkuar falje dhe udhëzim nga i Plotfuqishmi All-llah, për të ndjerë në thellësinë e zemrës jehonën e ajetit: “All-llahu nuk do t’i ndëshkojë ata, sado që ti je në mesin e tyre!”…

Është një lidhje e fortë e natyrshme, herë-herë gati në kufijtë e instiktit të brendshëm, e herë të tjera si një nevojë e brendshme e pashprehur si duhet, ku e kur duhet…

Si të thuash, shkojnë dhe vijnë, shkojmë dhe vijmë, për të kërkuar sekretin e sekreteve, dritën e kthimit dhe rrezen e rizgjimit, në përvetësimin e shembullit të tij (a.s.), si të ishim me të e ai në mesin tonë..!

Kur e mendon, ajo ngelet një sfidë morale për secilin prej nesh..!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 9 prill 2018

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit