Sadri Ramabaja mbetet në burg

Mos i humb

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësi Ramiz Kelmendi rreth masës së paraburgimit ndaj aktivisit të VV-së Sadri Ramabaja.

Lajmi është konfirmuar nga avokati Ramiz Krasniqi.

Sadri Ramabaja dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për kryerjeve e dy veprave penale: Vrasje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Për të njëjtat vepra të dyshuara muaj më parë është arrestuar edhe një zyrtar tjetër i LPK-së, parti të cilës i ka takuar edhe Sadri Ramabaja.

Murat Jashari ishte arrestuar pas atentatit ndaj avokatit dhe ish-zyrtarit të lartë komunist, Azem Vllasit.

Vllasi kishte mbetur i plagosur me armë zjarri në sulmin që ishte kryer në banesën e tij në Prishtinë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit