Salam Web- internet hallall për besimtarët myslimanë!

Mos i humb

Risia më e fundit softuerike është me interes fetaro-teknologjik. Ajo ka të bëjë me besimtarët myslimanë dhe vlerat islamike.

Një kompani në Malajzi ka krijuar programin e quajtur Salam Web, për të ofruar qasje në internet bazuar mbi vlerat e Islamit.

Aplikacioni përmban shfletues (browser), mesazhe, lajme, widgets dhe mundësi tjera për ymetin, transmeton Klan Kosova.

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10 për qind të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

E veçanta e Salam Web është se nuk do t’i lejojë faqet haram të internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit