Sali Berisha, mbështet protestën e qytetarëve në rrugën e Kombit

Mos i humb

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehu mbështetjen e plotë për protestën e qytetarëve në Rrugën e Kombit. Berisha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të ndërpresë dhunën policore ndaj qytetarëve.

“Mbështetje të plotë dhe totale për revoltën, për mosbindjen qytetare ndaj diskriminimit të Edvin Ramës në Rrugën e Kombit.

Ju bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, Tropojës dhe mbarë Shqipërisë, të hedhin sa më shpejt zgjedhën e taksave.

Rruga e Kombit është rruga e Kombit, nuk ështe as e Ramës as e klikës së tij në pushtet. Vendosja e taksës është një akt i mirëfilltë anti-kombëtar me të cilin shqiptarët nuk do të bashkohen kurrë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se shkaktari i gjithë kësaj që ndodhi është Edi Rama.

“Foli si rrugaç në Parlament, Edi Rama të bëjë mirë hesapet, populli është ngritur dhe nuk ka forcë që ta ndalojë. Edi Rama të heqë taksën dhe të ulet në bisedime me qytetarët”, tha Berisha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit