Salianji: Të djegim mandatet, si një akt i qartë politik

Mos i humb

Pasi grupi parlamentar vendosi pjesëmarrjen në Kuvend, ditën kur do votohet vetting-u në politikë, deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi sot që deputetët të djegin mandatet e tyre. Me pjesëmarrjen në seancën e vetting-ut, depuetëtet demokratë automatikisht shpëtojnë mandatet e tyre. Por Salianji mendon të kundërtën.

“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike me njëri-tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet t’i japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjert mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet, jo duke pritur afatin, por si akt i qartë politik, t’i bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë që është në proteste, të bashkohemi me ta”, mësohet se është shprehur Salianji gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit