Salvini refuzon fondet e arabëve

Mos i humb

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i ka kërkuar shtëpisë së operas “La Scala” në Milano, të refuzojë oferta nga Arabia Saudite, për të investuar fonde në teatër.

Ai tha se institucioni prestigjioz duhet të shmangë paratë nga Arabia Saudite, pasi ky vend është nën akuza për abuzime të përsëritura ndaj të drejtave të njeriut.

Ministria e Kulturës Saudite ka ofruar një marrëveshje partneriteti pesëvjeçar me La Scalan, me vlerë 15 milionë euro, por Salvini u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron fonde nga Arabia Saudite, por do ti pranonte ato nga Zvicra.

Bordi drejtues i La Scalas do të diskutojë propozimin saudit në një takim më 18 mars, por media italiane deklaron se ka shumë mundësi që propozimi të refuzohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit