Samiti BRICS, vendet anëtare thirrje për ndalimin e konflikteve

Mos i humb

 

Vendet pjesëmarrëse në Samitin e 10-të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) kanë bërë thirrje për mbështetjen e një sistemi të tregtisë transparente dhe shumëpalëshe dhe ndalimin e konflikteve në rajone të ndryshme të botës.

“E dimë se sistemi i tregtisë shumëpalëshe ballafaqohet me vështirësi të pashoqe dhe duam të theksojmë rëndësinë e ekonomisë botërore transparente”, janë shprehur vendet anëtare në deklaratën përfundimtare të samitit.

Ndërkaq, në lidhje me vendimet e marra në fushën e energjisë, ministrat e energjisë të vendeve anëtare kanë rënë dakord për krijimin e Platformës së Bashkëpunimit për Hulumtime në Fushën e Energjisë të vendeve BRICS, thuhet në deklaratë.

Vendet anëtare po ashtu kanë arritur konsensus për nevojën e ndalimit të konflikteve në shumë rajone të botës, siç janë Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, dhe moszgjatjen e konfliktit palestinezo-izraelit dhe krizës në Siri dhe Jemen.

“Çështja e Kudsit duhet të rezultojë me vendim në varësi të negociatave mes Izraelit dhe Palestinës”, theksohet më tej në deklaratën përfundimtare, e cila ka shprehur mbështetje për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Samiti i vendeve BRICS do të përfundojë nesër pas takimeve të ministrave të ftuar në kuadër të seancës “BRICS Africa Outreach” dhe “BRICS Plus”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit