Samiti i 12 qershorit: ishulli ku Trump do takojë Kim Jong-Un ka një të kaluar të errët

Mos i humb

Ishulli ku ndodhet resorti luksoz në Singapor që do të jetë vend-takimi i samitit të paprecedent mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka një të kaluar të errët.

Hoteli me pesë yje, “Capella’”, vendosur një çerek milje larg pjesës kontinentale, premton “qetësinë”e ishullit Sentosa mes etheve të qytet-shtetit “kozmopolitan”, sipas faqes online të këtij hoteli.

Por ishulli Sentosa – tashmë vend i plazheve, hoteleve luksoze, kazinove dhe fushave të golfit – ka qenë një kamp japonez për të burgosurit britanikë dhe australianë gjatë luftës së Dytë Botërore. Shumë kinezë të Singaporit të cilët dyshoheshin për veprime kundër Japonisë, po ashtu janë ekzekutuar në këtë ishull.

Ishulli u riemërtua Sentosa, një fjalë në gjuhën malaj për “paqe dhe qetësi” në vitin 1970, pas një konkursi për gjetjen e një toponimi të ri. Emri i mëparshëm i ishullit ishte Pulau Belakang Mati, që do të thotë “Ishulli Pas Vdekjes”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders postoi vend-takimin e samitit të shumë-pritur: “Ne falënderojmë miqtë tanë të Singaporit për mikpritjen e tyre”.

Samiti midis Trump dhe Kim është planifikuar për orën 9 me orën lokale të 12 qershorit, pasi më herët pati mjaft pasiguri kur Trump e anuloi papritur, por më pas negociatat rimorrën drejtim.

Një ekip amerikan u pikas në hotelin Capella javën e shkuar në një takim me zyrtarë të Koresë së Veriut, në përgatitje për samitin.

Hoteli ka nisur punimet, me lyerjen e fasadës, ndërsa janë shtuar masa ekstra sigurie dhe janë shtruar tapetet e kuq në dy hyrjet e tij.

Trump ka si qëllim përfundimtar që Kim të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, edhe pse presidenti amerikan theksoi javën e kaluar se procesi për denuklearizimin do të kërkojë më shumë kohë sesa një takim i vetëm.

yrtarët po ashtu, morën në konsideratë edhe hotelin Shangri-La, ku zhvillohet një samit i përvitshëm ndërkombëtar dhe ka qenë vend-takim edhe për samitin e vitit 2015 midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut tajvanez, Ma Ying-jeou.

Trump pritet të qëndrojë në atë hotel, që ndodhet pranë një lagjeje të madhe blerjesh dhe më pak i veçuar sesa mjedisi në ishull, zgjedhur për takimin me Trump.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit