Samiti i Sofjes, shans i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

 

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se për Kosovën është sukses pjesëmarrja në Samitin e Sofjes dhe trajtimi i njëjtë me vendet e tjera.

Sipas tij, Kosova është faktor dhe nuk mund të flitet për Ballkanin Perëndimor pa Kosovën, madje edhe në rastet kur disa vende hezitojnë.

Hoti ka vlerësuar se ky samit është shans dhe përkushtim i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ka një garë në mes të BE-së, Rusisë dhe Turqisë për ta shtrirë ndikimin në Ballkan dhe, sipas Hotit, BE-ja e ka marrë seriozisht këtë sinjal dhe përmes samitit u jep prioritet kushteve që duhet t’i plotësojnë vendet e Ballkanit. /KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit