Samiti trepalësh Turqi-Rusi-Iran mbahet më 4 prill

Mos i humb

Në deklaratën që pritet të miratohet në Samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran me temë Sirinë, pritet që të jepet një theks i veçantë në vazhdimin e armëpushimit në Siri, për integritetin territorial dhe ndalimin e shkeljeve.

Samiti trepalësh me temë Sirinë, do të mbahet më 4 prill të mërkurën në Ankara me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike para samitit, nëpunësit e lartë shtetëror të martën do të mblidhen për të punuar rreth deklaratës që planifikohet të publikohet në fund të samitit.

Në deklaratë pritet që të theksohet vazhdimi i armëpushimit në Siri, integriteti territorial dhe për ndalimin e shkeljeve, si dhe tema të tjera ku ishte rënë dakord në deklaratat e mëparshme.

Propozimet e zyrtarëve të lartë shtetëror do të paraqiten në takimin e ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ndërsa ministrat e shteteve në fjalë do të vlerësojnë këto propozime.

Para samitit trepalësh pritet edhe një takim mes Erdoğan dhe Ruhani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit