Samsung 10+ mund të ketë pesë kamera!

Mos i humb

Harrojeni për disa sekonda Iphone “Xs” dhe “Xr” pasi që kompania Samsung pritet ta godasë fuqishëm tregun e telefonave të mençur, transmeton Indeksonline.

Vitin e ardhshëm Samsung feston 10 vjetorin e modeleve “Galaxy S” dhe pritet të vije me shumë befasi për klientët e saj.

Gjiganti korean është duke punuar në tri pajisje të reja, si kundër përgjigje ndaj Apple. Seritë “S10” dhe “S10+” do të jenë dy nga pajisjet që janë duke punuar kompania Samsung.

Sipas spekulimeve nga Korea, Samsung po përgatitet të lansojë serinë “S10+” me pesë kamera, dy kamera “selfie” dhe tri mbrapa.

Nëse Samsung do ta bënte këtë, nuk do të ishte e para pasi që Huawei dhe LG pritet të lansojnë telefonat e tyre me nga pesë kamera./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit